Kylian Mbappe ka firmosur me Real Madridin më 30 janar

Sipas informacioneve të gazetarit Ramon Alvarez de Mon,  Mbappe ka vulosur firmën në kontratën e tij  me Realin më 30 janar.

Me pak fjalë, kjo çështje do të mbyllej njëherë e përgjithmonë. Teksa pritet të shpallet zyrtarisht, duket se Real Madridi do të fitojë një tjetër duel ndaj PSG-së.

“Është një moment i vështirë. Liga e Kampionëve është një objektiv i madh, por ne dështuam. Sezoni nuk ka mbaruar dhe, çfarëdo që të ndodhë, ne do të jemi bashkë dhe të vendosur deri në ndeshjen e fundit të sezonit. Faleminderit shumë të gjithë tifozëve kush na mbështesin dhe se ishin me ne në udhëtim” , ka komentuar Kylian pas humbjes së Paris Saint-Germain në Santiago Bernabeu. /albeu.com/


Shtuar 13.03.2022 21:14