Everton “shtyp” edhe Brighton, dy gola dhe asist për James (VIDEO)

Everton ka një start mjaft të mirë këtë sezon në Premier League.

Ekipi i drejtuar nga Ancelotti ka 4 fitore në po kaq ndeshje. Ditën e sotme Everton ka mposhtur bindshëm Brighton.

Serinë e golave e hapi i përhershi Calvert-Lewin në minutën e 16′ më pas ndeshja do të barazohej në minutën e 41′ nga Maupay. Pjesa e parë nuk do të përfundonte në barazim pasi një asist nga James kthehet në gol nga Mina në shtesën e 45 minutave të para.

Pjesa e dytë do të nistë ashtu si e para, këtë herë me James që dërgon topin në rrjetë në minutën e 52′. Do të ishte përsëri kolumbiani që po tregon një formë të jashtëzakonshme në Angli që do të shënontë dhe golin e 4 për ekipin dhe të dytin personal.

Brighton do të shënonte edhe një gol të dytë në fundin e lojës me Bissauma. /albeu.com/


Shtuar 3.10.2020 16:15