Masakër në SHBA, 44-vjeçari vret 5 persona edhe veten
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Seattle të Shteteve të Bashkuara, ku një 44-vjeçar ka vrarë pesë persona. Fillimisht ai ka vrarë katër vetë në një kafene më pas shkoi në një qendër parkimi ku vrau një tjetër person të pestë.

Më pas ka grabitur një makinë brenda së cilës i qëlloi edhe vetes. I dyshuari, i identifikuar si 40-vjeçari Ian Lee Stawicki dhe me të meta mendore, vdiq një orë më pas në spital. Autoritetet nuk kishin asnjë shpjegim të menjëhershëm për masakrën në Racer Cafe, në Ravenna të njohur për muzikën live. Stawicki ishte frekuentues i rregullt i kafenesë dhe gjatë vizitave të mëparshme aty ishte grindur me të paktën dy prej viktimave bëri të ditur stacioni televiziv lokal që shtoi njëheresh se vëllai i tij kishte deklaruar se Stawicki kishte pasur një histori "problemesh psikiatrike". /albeu.com/
Shtuar më 31/05/2012, ora 14:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori