Masakër në një burg të Brazilit, iu pritet koka të burgosurve
Pëlqej
Një masakër e vërtetë ka ngjarë në një burg të Brazilit.

Disa të burgosur të dhunshëm janë konfliktuar me njëri-tjerin në qytetin jugor të Cascavelit.

Disa nga të burgosurit kanë vrarë katër të burgosur të tjerë, ku dy prej të cilëve iu është hequr edhe koka.

Ndërkaq, dy viktimat e tjerë janë hedhur nga kulmi i ndërtesës së burgut, në një lartësi mbi 5 metra.

Kjo masakër ka ardhur pas revoltës që ka ndodhur në burg, pasi që të burgosurit nuk kanë qenë dakord me drejtimin që i bëhet burgut.

Ata kanë patur ankesa për ushqimin dhe për higjenën.

Tashmë po zhvillohen negociata për ti dhënë fund revoltës.

Brazili është shteti i katër në botë për nga numri i të burgosurve për banor, pasi në burgjet e shtetit vuajnë jo më pak se gjysmë milioni persona. /albeu.com/

Shtuar më 25/08/2014, ora 11:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori