Masa të forta në Gjermani: Ata që refuzojnë karantinën, do të mbahen në qendrat e paraburgimit
Gjermanët që refuzojnë të karantinohen pasi rezultojnë të infektuar me COVID do të mbahen në qendrat e paraburgimit, sipas rregullave të reja të hartuara nga autoritetet rajonale.

Shteti lindor i Saksonisë, ku spitalet kanë qenë duke luftuar për të përballuar një nga shpërthimet më të këqija të koronavirusit në vend, ka konfirmuar planet për të mbajtur shkelësit e karantinës në një pjesë të rrethuar të një kampi refugjatësh.

Baden-Württemberg në Gjermaninë jug-perëndimore do të përdorë dy dhoma spitali për të ndaluar shkelësit e tjerë, të cilët do të ruhen nga policia.

Brandenburg dhe Schlesëig-Holstein, gjithashtu kanë krijuar tashmë objekte të tilla, shkruan Die Welt.

Është e paqartë se sa njerëz kanë refuzuar të ndjekin rregullat e karantinësGjermani. Por disa shtete kanë thënë se nuk kanë në plan të krijojnë ambiente të ngjashme paraburgimi për shkak të faktit se numri i njerëzve që kanë thyer rregullat është i vogël.
Shtuar më 18/01/2021, ora 09:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori