Monarkia ka gati padinë ndaj Harry

Mbretëresha Elizabeta e Dytë e Britanisë së Madhe po mendon t’i ndalë ligjërisht sulmet e reja që priten ndaj familjes së saj nga nipi, Princi Herri, dhe dukesha Megan Markëll.

Sipas gazetës britanike “The Sun”, pallati mbretërror ka kontaktuar disa firma ligjore të specializuara në çështjet e sferës private dhe mbrojtjes nga shpifjet.

Përgatitjet pasojnë njoftimin se Princi Herri pritet vitin e ardhshëm që të botojë një libër memuaristik me kujtime personale.

Duka këtë vit shkaktoi skandal në medie pasi pranoi se ishte detyruar të largohej nga pallati mbretëror prej presionit psikologjik dhe paragjykimeve raciste që kishte ndjerë për djalin dhe bashkëshorten e tij amerikane me ngjyrë.

Ankesat u shtuan muaj më pas edhe ndaj babait të tij, Princit Çarls, të cilin tha se e kishte rritur pa e kuptuar mirë si fëmijë.

“Ideja deri në majë të mbretërisë është se çdo gjë e ka një kufi, dhe kanë një kufi edhe Mbretëresha e Familja Mbretërore. Nëse në librin e Princit Herri do të përmendeshin emra dhe dikush do të akuzohej drejtpërdrejt, kjo mund të përbëntë shpifje dhe të shkelte të drejtat për jetë private të familjes,” i tha gazetës një burim i njohur me pallatin mbretëror.

Sipas burimit, ekipi ligjor i monarkisë mund të kontaktojë edhe me shtëpinë botuese për t’i kërkuar një kopje paraprake të librit përara hedhjes për botim.

Princi Herri deklaroi muajin e kaluar se librin e tij të parë nuk do e shkruajë në pozitën e princit siç, por të burrit që është bërë tani, dhe se aty do të tregojë një histori të qartë, të saktë dhe tërësisht të vërtetë të jetës së tij.


Shtuar 22.08.2021 17:06