Operacion anti-drogë në Berat, rreth 100 të shoqëruar

Një aksion anti-drogë është duke u zhvilluar në Berat.

Burime për albeu.com bëjnë me dije se është zbuluar një fermë për kultivimin e kanabisit në Kutalli të Beratit.

Nga kontrollet e ushtruar është gjetur sasi e madhe kanabisi.

Gjithashtu mësohet se janë shoqëruar në polici rreth 100 punonjës, që pastronin kanabisin në fermë.

Shumica e punonjësve janë gra. Operacioni vijon.


Shtuar 10.11.2022 12:07

Tags: ,