Marrëveshja për ndryshimet klimatike hyn në fuqi më 4 nëntor
Zyra e OKB-së për informim ka bërë me dije se është kaluar pragu i dytë i nevojshëm që marrëveshja e Parisit për ndryshimet klimatike të hyjë në fuqi.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon, ka njoftuar se marrëveshja do të hyjë në fuqi më 4 nëntor.

Ban ka falenderuar përkrahjen ndërkombëtare duke theksuar se veprimi i përbashkët i shteteve jep një shpresë të re në luftën kundër ndryshimeve klimatike, ndërkohë që kërkoi nga shtetet dhe sektori privat të ulin emetimin e gazrave serrë.

Dhjetorin e kaluar, në Paris, u mbajt Samiti për ndryshimet klimatike ku 175 shtete nënshkruan marrëveshjen që parasheh kufizimin e ngrohjes globale. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2016, ora 11:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori