Marrëveshja kthen në shtëpi tre të dyshuarit për vrasjen e Kim Jong-nam
Tre shtetas të Koresë së Veriutcilët kërkohen për vrasjen e Kim Jong Nam, ka shumë të ngjarë të jenë kthyer në shtëpi, së bashku me kufomën, pasi Malajzia ka arritur një marrëveshje të shpejtë me Korenë e Veriut.

Fotografi të bëra nga gazetarë të "Reuters" dhe agjencitë japoneze të lajmeve tregojnë një sekretar të dytë dhe një prej anëtarëve të stafit në Ambasadën e Koresë së Veriut në Malajzi, në bordin e fluturimit në Pekin, në të cilin me siguri gjendej edhe arkivoli me trupin e vrarë Kim Jong Nam.

Sipas mediave, edhe qytetari i tretë i Koresë së Veriut dhe një anëtar i ambasadës është lejuar të kthehen në atdheun e tyre.

Autoritetet e Malajzisë kanë lejuar të enjten që trupi i Kim Jong-nam të dërgohet në Korenë e Veriut, pas një marrëveshje e cila parasheh që nëntë qytetarë të Malajzisë, të cilët janë të ndaluar në Phenian, të lirohen nga Koreja e Veriut.

Kujtojmë se gjysmë-vëllai i udhëheqësit të Koresë së Veriut u vra në aeroportin ndërkombëtar në Kuala Lumpur më 13 mars të këtij viti. /albeu.com/

Shtuar më 31/03/2017, ora 09:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori