SONDAZHI/ Kë pëlqejnë më shumë socialistët në Tiranë? Dalin rezultatet

Tirana tashmë prej vitesh është kthyer në një nga qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë, kjo për shkak të përqëndrimit të lartë të popullsisë.

Për këtë arsye edhe vëmendja e politikanëve ka kapërcyer prej kohësh në këtë qark ku kandidatët synojnë të marrin sa më shumë vota.

Por cila figurë e Partisë Socialiste është aktualisht më e preferuara e publikut në kryeqytet?

Në sondazhin e zhvilluar brenda 24 orëve në Abcnews.al, me një pjesëmarrje rekord të qytetarëve,  rezultatet kanë treguar se zgjedhësit  preferojnë Romina Kukon me 9.20 % të votave,  e cila ndiqet nga Arben Ahmetaj me  8.83% dhe pastaj Ogerta Manastirliu me 8.41%.

Romina Kuko është zëvendës Ministre e Brendshme që nga 2017, ndërsa është një figurë në ngjitje brenda socialistëve.

Arsyeja pse Kuko ndiqet nga Ahmetaj është fakti se ky i fundit është angazhuar me procesin e rindertimit pas tërmetit, gjë që mund të ketë shkaktuar këtë renditje të tij.

Nga ana tjetër, Ogerta Mansastiliu prej muajsh shfaqet çdo ditë në vëmendjen e publikut për shkak të pandemisë. /albeu.com/

 

Rezultati i sondazhit, Tirana


Shtuar 30.03.2021 10:58