Marrëdhëniet e Rusisë me perëdimorët, në nivelin më të ulët
Pëlqej
Presidenti rus Vladimir Putin konfirmoi sot se marrëdhëniet me perëdimorët janë në nivelin më të ulët të mundshëm për shkak të konfliktit në Ukrainë.

“Ne duhet të zhvillojmë vendin tonë me qetësi, dinjitet dhe mënyrë efikase, pa u shkëputur nga pjesa tjetër e botës, pa prishur lidhjet me partënerët tanë, por pa lejuar nga ana tjetër që të sillen në mënyrë mospërfillëse me ne”, deklaroi ai nga Jalta.

Me tej Putin u shpreh se Rusia është gati të bëjë gjithçka është e mundur për të arritur një zgjidhje të konfliktit në Ukrainë.

Në konfliktin në Ukrainë gjatë katër muajve janë vrarë më shumë se dy mijë persona. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2014, ora 13:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori