Marrëveshje ruso-gjeorgjiane për armëpushim
Albeu.com
Presidenti francez Sarkozy, ka rënë dakort që të hartojë një plan me Rusinë dhe Gjeorgjinë për të zgjidhur krizën.Marrëveshja u njoftua nga zoti Sarkozi në një konferencë shtypi në orët e vona me udhëheqësin gjeorgjian, Mikheil Saakashvili, në Tbilisi.

Plani thekson rëndësinë e kthimit të të gjitha forcave të përfshira në konflikt në zonat ku ishin përpara se të shpërthenin luftimet javën që shkoi.

Rusia duhet të lere në Osetinë Jugore vetëm forcën paqeruajtëse që ishte atje fillimisht.

Por pavaresisht planit të paqes, zoti Sarkozy tha se nuk kishte asnjë iluzion në lidhje me vështirësitë që kishte përpara.

Zoti Sarkozy u shpreh keshtu për planin:

"Tekstin do t’ua paraqesë Bernard Kouchner 27 ministrave të jashtëm në një takim të BE-së në Bruksel kështu që të përkrahet nga BE-ja. Dhe ky tekt do të shndërrohet nga një kornizë bazë në një dokument juridik në formën e një rezolute që do t'i jepet pastaj Këshillit të Sigurimit. Kështu është fillimi i një proçesi që do t'i hapë rrugën- apo që Franca shpreson që do t'i hapë rrugën - paqes në rajon."

Ndërkohë njoftimet nga Uashingtoni bëjnë të ditur se SHBA kanë vendosur që të anulojnë një manovër të përbashkët detare me Rusinë për shkak të ndërhyrjes së saj në Gjeorgji.

Një zyrtar amerikan citohet të ketë thënë se SHBA nuk mund ta kryejnë këtë manovër në kushtet e krizës aktuale.

Ajo ishte planifikuar të fillonte në detin e Japonisë ditën e premte. /BBC/
Shtuar më 13/08/2008, ora 17:55
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori