Marrëveshja origjinale Holbrooke - Karaxhiq është djegur në zjarr
Albeu.com
Marrëveshja origjinale e nënshkruar mes Radovan Karaxhiqit dhe emisarit amerikan Richard Holbrooke është djegur në një zjarr në vitin 2001 raporton gazeta serbe Politika.Dokumenti i shumëpërfolur “marrëveshja mes Holbrooke-Karaxhiq”, ku sipas deklaratës së Karaxhiqit atij amerikanët i premtojnë se nuk do të gjykohet nga Haga, thuhet të jetë djegur në rrethana të çuditshme.

“Ky dokument në një mënyrë tejet të çuditshme është zhdukur nga arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në fillim të vitit 2001”, thotë Goran Petronijeviq anëtar i ekipit mbrojtës të Karaxhiqit dhe shton se atëherë u pat thënë se bashkë me kuzhinën është djegur edhe “një pjesë e arkivit”. /Telegrafi/
Shtuar më 19/08/2008, ora 19:52
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori