Marinë Le Pen siguron kandidaturën
Liderja e ekstremit të djathtë, Marinë Le Pen ka njoftuar se ka siguruar mbështetjen e mjaftueshme të zyrtarëve lokalë qeveritarë për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të Francës.

Sipas mediave franceze Le Pen ka siguruar 500 nënshkrimet e nevojshme për të garuar në zgjedhjet që pritet të zhvillohen në dy raunde në prill dhe maj. Në garën presidenciale Le Pen rënditet e treta pas dy kandidatëve kryesore Fransua Holland dhe presidentit Nikolas Sarkozy. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2012, ora 10:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori