Marine Le Pen refuzon të kthejë paratë e shpërdoruara
Parlamenti Europian i kishte vendosur një afat Marine Le Penit, për kthimin e 300 mijë eurove të çuara dëm prej saj, afat i cili skadoi mesnatën e së martës, ndërsa udhëheqësja e ekstremit të djathtë në Francë duket se nuk ka ndërmend t'i kthejë ato parà.

PE-ja thotë se Le Pen i keqpërdori fondet në fjalë dhe se, në periudhën e viteve 2011-2012 i ka shfrytëzuar ato për të paguar pjesëtare të stafit partiak, në një kohë kur sipas rregullores, fondet duhej t'i shkonin vetëm asistentëve të ligjvënësve për detyra legjislative.

Le Pen këmbëngul se është viktimë e një hakmarrjeje të motivuar politikisht.

Nëse nuk e shlyen shumën në fjalë, atëherë do t’i mbahet gjysma e rrogës si europarlamentare, e kështu pagesa e saj do t’i reduktohet në 3.000 euro në muaj, ndërsa mund të humbasë edhe përfitime të tjera.

Ndërkohë, Le Pen është një prej kandidateve kryesore për zgjedhjet presidenciale në Francë.
Shtuar më 01/02/2017, ora 14:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori