Maqedonia do të ratifikojë Marrëveshjen e Parisit për ndryshimet klimatike
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) informon se Qeveria e Maqedonisë, me propozim të tyre në seancën që u mbajt më 25 korrik 2017, e miratoi informatën për ratifikimin e Marrëveshjes së Parisit për ndryshimet klimatike.

Siç theksohet në kumtesë, Qeveria e Maqedonisë e obligoi MMJPH që ta dorëzojë tekstin e Marrëveshjes deri te MMJPH për zbatimin e procedurës për ratifikimin e Marrëveshjes në Kuvendin e Maqedonisë.

Gjithashtu me ratifikimin e ardhshëm të marrëveshjes do të mund të shfrytëzohet edhe ndihma ndërkombëtare për mbështetje të adaptimit të sektorëve më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve klimatike.

“Si vlerë shtesë është rëndësia që kjo Marrëveshje ka për BE-në, e cila është lidere në nivel global në luftën kundër ndryshimeve klimatike, por edhe si vegël që do t’i ndihmojë shteti për përgjigje në detyrimet e ardhshme që dalin nga Bashkësia Energjetike në sferën e klimës”, thuhet më tej në kumtesën e MMJPH-së. /albeu.com/
Shtuar më 27/07/2017, ora 19:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori