Maqedoni/ Aeroplani me 6 udhëtarë zhduket nga radarët
Një avion i vogël është zhdukur nga radarët në afërsi të aeroportitShkupit.

Bëhet fjalë për avionin që ka nisur fluturimin nga Treviso i Italisë dhe në aeroportin e Shkupit që ka njoftuar në mënyrë të rregullt se do të ulet të furnizohet me karburant.

Por rreth orës 17:40, pasditen e sotme është zhdukur nga radari i kullës së kontrollit të aeroportit “Aleksandri i Madh” në Shkup.

Siç njoftojnë autoritetet e aeroportit, drejt Shkupit nga Trevizo e Italisë ishin nisur tre aeroplanë të vegjël privatë ku dy kanë zbarkuar ndërsa i treti ka humbur nga radarët.

Bëhet fjalë për aeroplan privat të markës italiane “Piper” me kapacitet prej gjashtë pasagjerëve.

Ekipet e Ministrisë së Brendshme maqedonase janë në terren dhe po kërkojnë për avionin e zhdukur. /albeu.com/


Shtuar më 06/09/2016, ora 19:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori