Manuel Vals shpall zyrtarisht kandidaturën për president të Francës
Kryeministri i Francës, Manuel Valls ka njoftuar se do të garojë në zgjedhjet presidenciale, që do të mbahen vitin e ardhshëm.

Valls ka thënë se ai dëshiron “të japë gjithçka për Francën”.
Këto komente të Valls, vijnë disa ditë pasi presidenti aktual i Francës, Francois Hollade ka njoftuar se nuk do të garojë për një mandat të ri.

Valls do të përballet me kandidatë nga partia e tij socialiste, e cila do të mbajë zgjedhje të brendshme muajin e ardhshëm.

Kryeministri Valls do të përballet në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale me Francois Fillon dhe Marie Le Pen, që pritet të mbahet në prill të vitit 2017. /albeu.com/
Shtuar më 05/12/2016, ora 20:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori