Manuel Valls emërohet Kryeministër i Francës
Pas disfatës së Partisë Socialiste në zgjedhjet lokale të Francës, gjatë ditës së djeshme paraqiti dorëheqjen kryeministri i Francës Jean-Marc Airault dhe i gjithë kabineti i tij.

Presidenti i Francës Francois Holland emëroi në postin e kryeministrit, Ministrin e Brendshëm Manuel Valls.

Gjatë një fjalimi Presidenti Hollande, konfirmoi emërimin e Manuel Valls në postin e kryeministrit.

“Në zgjedhjet lokale ju e keni shprehur pakënaqësinë e juaj dhe e dëgjova mesazhin, i cili ishte i qartë”, tha presidenti Holland, dhe pranoi se votuesit e kishin humbur durimin me taksat e larta dhe papunësinë që ka arritur nuvel rekord.

zgjedhjet lokale Partia Socialiste e presidentit Hollande humbi më tepër se 150 qytete dhe komuna. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2014, ora 11:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori