Manter: Nuk kemi besim në Qeverinë serbe
Albeu.com
Ambasadori amerikan në Beograd, Kameron Manter theksoi se nuk ka më besim në Qeverinë serbe për të siguruar ambasadën dhe personlin.Ai ka shprehur keqardhje për viktimën që humbi jetën gjatë natës së të enjtes në brendi të ambasadës amerikane. “Personeli dhe anëtarët e familjeve të tyre përkohsisht do të lëshojnë Beogradin për shkak se tashmë nuk kemi besim tek Qeveria serbe për sigurimin e ambasadës”, theksoi ambasadori amerikan Manter. Sipas tij, hapja e ambasadës pas demolimit dhe djegjes së saj do të bëhet të enjten e ardhshme mirëpo me një personel më të vogël.

Ndërkohë, ambasada gjermane ka mbyllur sektorin e vizave dhe nuk lëshon viza për serbët dhe deri tani nuk janë dhënë sqarime për këtë vendim. Edhe kjo ambasadë ishte cak i sulmeve të grupeve ekstremiste dhe huligane serbe.

Një 21 vjeçar serb ishte viktima e djegur

Zoran Vujovic (21) nga Novi Sad ishte viktima që u dogj gjatë trazirave dhe djegjes së ambasadës amerikane të enjten pas përfundimit të mitingut serb në Beograd. Kufoma e tij është identifikuar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Beograd. Gjatë sulmeve të huliganëve ishin lënduar 130 persona, ndërsa ndihmë mjekësore kishin kërkuar më shumë se 500 veta. Gjatë sulmeve të huliganëve ishin djegur dhe demoluar ambasadat e SHBA-ve, Britanisë, Turqisë, Kroacisë, Belgjikës, Gjermanisë, Bosnjës dhe Kanadasë. Ndërsa gjithashtu ishte demoluar restoranti McDonalds dhe rreth 90 dyqane tregtare të kompanive të huaja.
Shtuar më 23/02/2008, ora 18:50
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori