Manovra ushtarake ruso-kineze pranë Koresë së Veriut
Kina dhe Rusia kanë zhvilluar sot manovra ushtarake të përbashkëta në ujëra detare pranë Koresë së Veriut.

Këto manovra vijnë më pak se një muaj pas testit të gjashtë bërthamor të realizuar nga Koreja e Veriut dhe dy lëshimet e raketave balistike që kaluan mbi Japoni (29 gusht dhe 15 shtator).

“Marina kineze mbërriti sot në Vladivostok, qytet i madh portujor që ndodhet pranë kufirit koreanoverior”, njoftoi Ministria kineze e Mbrojtjes në një komunikatë.

Ushtrimet ushtarake zhvillohen mes qytetit bregdetar dhe ujërave kombëtare koreano-veriore. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2017, ora 16:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori