Manovra të përbashkëta ushtarake Francë-Egjipt në Mesdhe
Franca dhe Egjipti filluan sot manovrat e përbashkëta ushtarake në ujërat territoriale egjiptiane, që do të zgjasin disa ditë, njoftoi ushtria egjiptiane në një komunikatë.

Manovrat e quajtura “Cléopâtre 2017″ kanë mobilizuar veçanërisht anijet Mistral egjiptiane dhe franceze, disa fregata, avionë luftarakë të tipit F-16″, theksoi zëdhënësi i forcave të armatosura egjiptiane.

Manovrat u zhvilluan në ujërat territoriale egjiptiane, në Mesdhe në Detin e Kuq.

Që prej vitit 2015, Egjipti ka riforcuar arsenalin ushtarak duke i blerë Francës 24 avionë luftarakë ”Rafale”, një fregatë shumëmisionëshe FREMM dhe raketa me vlerë prej 5,2 miliardë euro si dhe dy anije luftarake ”Mistral” për rreth 950 milionë euro, përcjell Atsh.

“Këto manovra u zhvilluan në kuadër të riforcimit të bashkëpunimit mes ushtrive të dy vendeve”, sipas komunikatës. /albeu.com/
Shtuar më 10/07/2017, ora 22:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori