Mandela sëmuret sërish
Përsëritja e infeskionit në mushkëri ka qenë përsëri shkaku që ish presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela ka shkuar sërish në spital. Lajmi është bërë publik nga zyra e presidentit Jakob Zuma, se diku nga mesnata Mandela është dërguar në spital.

Në njoftimin publik nuk jepen hollësi dhe detaje të tjera mbi shëndetin e ish-presidentit. Mandela, 94 vjeç, u shtrua në spital për gati tri javë në dhjetorin e vitit të kaluar, për trajtim të një infeksioni në mushkëri.

Aktivisti kundër aparteidit, është bërë presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut në zgjedhjet e vitit 1994. Nderohet edhe për insistimin e pajtimit të shumicës zezake në Afrikën e jugut dhe pakicës së bardhë.

Mandela, po ashtu, është laureat i Çmimit Nobel për Paqe. /albeu.com/
Shtuar më 28/03/2013, ora 10:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori