Mandela feston te dielen 92-vjetorin
Albeu.com
Kongresi Kombëtar Afrikan dhe dhjetra fëmijë nga fshati i Nelson Mandelës, vizituan të shtunën ish presidentin afrikan në shtëpinë e tij në Houghton për t`i uruar ditëlindjen.
Kongresi Kombëtar Afrikan uroi Nelson Mandelën për 92 vjetorin e tij që e kremton ditën e diel. 18 korriku është cilësuar nga Kombet e Bashkuara si Dita Ndërkombëtare Mandela. Presidenti i Afrikës së Jugut Jacob Zuma pritet të shohë mijëra njerëz në festimet kryesore të ditës së diel në Fshatin e Mandela-s, Mvezo. Nelson Mandela është presidenti i parë i Afrikës së Jugut, dhe është i njohur në të gjithë botën për fuqinë e tij i cili e udhëhoqi vendin e tij përmes gjakderdhjes dhe trazirave drejt demokracisë.
Shtuar më 18/07/2010, ora 10:22
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori