Mandati i fundit për Putinin: Nuk do qëndroj derisa të bëhem 100 vjeç!
Në fjalim e tij të parë pas rikonfirmimit si President i Rusisë edhe për 6 vitet e ardhshme, Vladimir Putin falenderoi votuesit për mbështetjen, ndërkohë që shprehu besimin se e ardhmja e Rusisë është e ndritur në rast se populli qëndron i bashkuar.

Duke folur në Sheshin e Kuq të Moskës, Putin tha se rezultati i zgjedhjeve është një konfirmim për atë që është arritur në vitet e shkuara, pavarësisht kushteve të vështira.

Ndërkohë, në deklaratën e tij të parë në media pas shpalljes së rezultateve, Putin siguroi se ky do të ishte mandati i fundit për të.

“Mendoni se do të qëndroj këtu derisa të bëhem 100 vjeç? Jo,” iu përgjigj Presidenti pyetjes së një gazetari nëse ai do të ndryshonte Kushtetutën dhe do të kandidonte sërish.

Por teksa pjesëmarrja në zgjedhje raportohet të ketë arritur në 67%, grupet e pavarura të monitorimit të zgjedhjeve kanë raportuar parregullsi dhe shkelje të shumta elektorale përqark vendit.

Megjithatë Ella Pamfilova, kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve theksoi se shkeljet nuk kanë qenë serioze.

Pamfilova gjithashtu deklaroi se institucioni i drejtuar nga ajo ka qenë në shënjestër të një sulmi jo të suksesshëm kibernetik të organizuar nga 15 shtete. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2018, ora 09:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori