Reperi e ironizoi për mashtrimin e madh, Loredana i jep fund raportit me të

Reagimi i reperit gjerman Bushido për skandalin e mashtrimit të çiftit zviceran nga Loredana, duket se i ka kushtuar marrëdhënien me këtë të fundit!

Pak ditë më parë, Bushido reagoi për mediat zvicerane duke u shprehur i gatshëm për të ndihmuar financiarisht “viktimat e Loredanës”, ndërsa lajmëroi se ka nisur edhe një fushatë për të mbledhur fonde shkruan icon.

“Unë e kam ndjekur çështjen për një kohë të gjatë. U trishtova që nga fillimi sesi shkoi. Kjo më preku shumë. Dua të ndihmoj familjen. Fati e ka goditur shumë keq. Të gjithë janë të vetëdijshëm për atë që po kalojnë. Vetë, më duhej të varrosja dy prindërit e mi”, është shprehur reperi i njohur mes tjerash (lexo këtu).

Por këto deklarata të Bushido-s kanë shkaktuar një distancë mes tij dhe Loredanës, e cila me sa duket i ka marrë për keq dhe ka shkëputur marrëdhëniet.

Ata tashmë nuk e ndjekin me njëri tjetrin në Instagram. Madje Reperja nuk ndjek as bashkëshorten e reperit Anna Maria në Instagram.


Shtuar 23.07.2020 09:58