Mali i Zi zyrtarisht i pavarur
Albeu.com
Shteti me i ri i Evropës me një popullsi krejt modeste prej 650 mijë banorësh, ish republika jugosllave e Malit të Zi pritet të shpall sot zyrtarisht pavarësinë.Një seancë e veçantë e parlamentit do të mbahet në Podgoricë. Pas rezultateve që solli referendumi pro pavarësisë, anëtarët e parlamentit do të njohin verdiktin që populli malazez dha dy javë më parë. Megjithë zhvillimet e fundit në fqinjin veriperëndimor të Shqipërisë, duket se do të ketë ende vështirësi, pasi ekziston një pjesë e mirë e popullit që mbështet ish unionin Serbi-Mal i Zi. Pritet që shumë shpejt të fillojnë negociatat midis Beogradit dhe Podgoricës për ndarjen zyrtare të dy vendeve. Ndërkohë që javën e ardhshme edhe vetë Serbisë do ti duhet të shpallë pavarësinë e vendit të saj, duke shënuar kështu ndarjen e 6 republikave ish Jugosllave dhe formimin e 6 shteteve të reja. Mali i Zi ende pa krijuar shtetin, ka arritur të fitojë mbështetjen maksimale të vendeve fqinjë dhe komuitetit evropian e atij botëror. Shqipëria dhe Maqedonia do të jenë ndër të parat që do të njohin shtetin më të ri të Evropës. Presidenti Moisiu u deklarua dje se menjëherë do të fillojnë negociatat për çeljen e ambasadës shqiptare në Podgoricë dhe asaj malazeze në Tiranë. Gjithashtu presidenti maqedonas Branko Cërvenkovski ka deklaruar se Shkupi zyrtar do të jetë i pari që do të njoh mëvetësinë dhe krijimin e shtetit të ri të Malit të Zi.
Ramadan Çipuri, G. Start
Shtuar më 03/06/2006, ora 11:02
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori