Mali i Zi kërkon biseda për periudhën pas pavarësisë nga Serbia
Albeu.com
Kryetari i Malit të zi, Filip Vujanoviq e ka ftuar sot kryetarin serbo-malezez, Svetozar Maroviq që të inicojë bisedimet e kryeministrave serbo-malazez lidhur me ridefinimin e marrëdhënieve të këtyre dy republikave nëse në prill Mali i Zi bëhet shtet i pavarur.Kjo vjen pas takimit që i dërguari special i Bashkimit Evropain për referendum në Mal të Zi, Mirosllav Lajcak, pati me pozitën dhe opozitën mbrëmë. Lajcak me këtë rast ka paralajmëruar se bisedimet lidhur me referendumin për Malin e Zi do të fillojnë javën e ardhshme në Parlamentin e këtij vendi, në një seancë të jashtëzakonshme. rtk
Shtuar më 13/01/2006, ora 14:25
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori