Mali i zi anashkalon perdorimin e gjuhes se pakicave
Albeu.com
Në Malin e Zi ekziston vullneti politik për avancimin e pozitës së pakicave, por nuk janë shfrytëzuar të gjitha kapacitetet dhe resurset shtetërore që do të kontribuonin në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave, u konstatua në një tryezë të rrumbullakët në Podgoricë.
Tryeza kishte për temë realizimin e Konventës mbi mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare.
Hulumtuesi mbi shkeljen e të drejtave të njeriut, Aleksandër–Sasha Zekoviq tha “ekziston retorika e bukur kur themi se bëjmë të pamundurën që të integrojmë pakicat në shoqëri”.
Mirëpo, Zekoviq vuri në pah se Mali i Zi i pa pranuar specifikat e gjuhës shqipe dhe të asaj rome si gjuhë në përdorim zyrtar, por as kjo nuk përfillet në praktikë.
Ai tha se gjuha shqipe përdoret në mënyrë të kufizuar, ndërkaq ajo rome nuk përdoret fare.
“Mbase e teprojmë paksa kur themi se Mali i Zi është shoqëri multikulturore, e cila integron pakicat, por nga ana tjetër ekziston edhe fakti se as sot e kësaj dite nuk zbatohet Kushtetuta”, tha Zekoviq.
Sipas deputetit të partisë boshnjake, Kemal Purisiq edhe pse me Kushtetutë është përcaktuar gjuha zyrtare dhe përdorimi zyrtar i gjuhëve të pakicave, në rastet kur qytetarët duhet të deklarohen para organeve shtetërore për gjuhën në dokumentet personale të identifikimit, japin të dhëna tjera e jo sikur janë deklaruar me rastin e regjistrimit të popullsisë.
Shtuar më 30/03/2010, ora 19:47
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori