Malala fiton çmimin Sakrahov
Pëlqej
Malala Yousafzai, vajza e vogël që lufton për të drejtat e vajzave ka fituar Çmimin Sakharov të Parlamentit Evropian për vitin 2013. 16-vjeçarja ka qenë shënjestër e një sulmi taliban tetorin e kaluar. Ajo u sulmua nga talibanët sepse kërkonte të drejtë arsimi për moshataret e saj dhe femrën në përgjithësi. Çmimi Sakharov ka vlerën e 50 mijë eurove dhe ndahet çdo vit nga Parlamenti Evropian, për të nderuar mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe të lirisë së shprehjes. Malala është favorite për të fituar edhe Çmimin Nobel për Paqe, i cili do të ndahet të premten./albeu.com/

Shtuar më 10/10/2013, ora 12:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori