Malajzi, shou televiziv "Imam Muda" njeh interes te larte nga publiku
Albeu.com
Një shou televiziv kryesisht për popullsinë myslymane të Malajazisë, po kërkon që të stimulojë interesin mbi Islamin duke ndërthurur formatin televiziv Reality me mësimet fetare tradicionale.
Në këtë format televiziv 10 të rinjve u ofrohet mundësia për t`u bërë klerikë mylsymanë. Brenda një muaji transmetimi, episodi i 10-të ka treguar se "Imam Muda" apo "udhëheqësi i ri fetar" është bërë një nga formatet më të preferuara të kohës në shumë familje në vend me shumicë muslimane. Spektakli ka përqafuar edhe mediat e tjera të reja, me 34.000 ndjekës në faqen e tij në Facebook. Një fans i “Imam Muda”, Reduan Zulkilfli tha se është e rëndësishme që të shpërndahen vlerat e dobishme të Islamit tek të rinjtë në mënyrë që të mos përfshihen në aktivitete anti-sociale. “Ky program është i vlefshëm për secilin person në shoqëri, veçanërisht për vetë myslymanët, që të mos bëhen plagë sociale”, ka thënë Zulkifli.
Shtuar më 18/07/2010, ora 10:21
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori