Shkon 19 numri i viktimave të aksidentit në Mal të Zi
Update- Rritet numri i viktimave nga rrëzimi i autobusit në një humnerë në Mal të Zi. Deri më tani numri i tyre ka shkuar 19, ndërsa katër persona të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, sa mund të thuhet se janë në rrezik për të.

Në këtë fatkeqësi, si pasojë e rrokullisjes së një autobusi me targa rumune nga rruga në kanjonin e lumit Mortaça në Mal të Zi, në një thellësi 40 metrash, janë lënduar edhe 27 udhëtarë, si dhe një fëmijë që ndodhej jashtë, i cili e pa fatkeqësinë. /albeu.com/



.................

10.18- 16 udhëtarë kanë vdekur dhe mbi 30 të tjerë janë lënduar nga rënia e një autobusi me targa të huaja nga një lartësi prej 40 metrash në Mal të Zi.

Sipas Ministrisë së Brendshme, bëhet fjalë për një autobus rumun që është rrëzuar në rrugën Podgoricë-Kollashin në Mal të Zi. Të dhënat e policisë malazeze tregojnë se në autobus gjendeshin 46 udhëtarë, kryesisht persona të moshuare.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17.00 të ditës së diel. Autobusi ka rënë në humnerën e lumit Moraça në thellësinë mbi 40 metra. /albeu.com/
Shtuar më 24/06/2013, ora 13:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori