Makina merr flakë në Porto Palermo, 4 italianët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)
4 shtetas italianë kanë përjetuar një ngjarje të tmerrshme në Porto Palermo, kur automjeti që kishin marrë me qira në Shqipëri u përfshi nga flakët.

Ata kanë dalë menjëherë nga makina, duke mos pësuar dëmtime. Në vendngjarje shkuan zjarrfikësit dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve, shkruan Panorama.

Deri më tani dyshohet se shkak për zjarrin ka qenë ndonjë problem elektrik në automjet./Albeu.com/
Shtuar më 26/08/2016, ora 22:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori