Makina hip në trotuar, shtyp disa persona
Dy persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë lënduar pasi u goditën nga një veturë në një rrugë të ngarkuar në New Orleans të Shteteve të Bashkuara.

Policia e ka arrestuar një person lidhur me këtë incident, i cili ndodhi rreth orës 20 sipas kohës lokale.

“E kemi arrestuar menjëherë personin e dyshuar sepse qytetarët e kanë ndalur atë duke u përpjekur ta ndihmojnë. Ata kanë menduar se ai thjesht është përfshirë në një aksident të paqëllimshëm”, tha një zyrtar policor.

Një dëshmitar ka thënë se e ka parë një makinë sportive që i ka goditur disa persona. Sipas tij, vozitësi i kësaj veture ka filluar të vrapojë, por më pas është shtrirë në tokë dhe ka mbetur pa vetëdije.


Shtuar më 03/03/2019, ora 09:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori