E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
Makdad: Sulmi ndaj Sirisë ndihmon Al Kaedën!
Damasku zyrtarë ka komentuar në lidhje me përgatitjen e SHBA-ve për të sulmuar Sirinë. Sipas tij, çdo veprim ushtarak kundër Sirisë ndihmon Al Kaedën .

Ministri i Jashtëm sirian Faisal Mekdad tha për BBC se armët kimike i kanë përdorur grupe të armatosura të mbështetura nga Amerika dhe jo trupat siriane.

“Çdo sulm ushtarak nga ana e SHBA-së do të ishte një ndihmë dhe mbështetje për Al Kaedën. Gjithashtu, nëse Amerika do të na sulmonte, do të rritej shumë urrejtja ndaj këtij vendi dhe do të destabilizohej Lindja e Mesme.

Vetë fakti që presidenti Obama do të presë vendimin e Kongresit do të thotë që nuk i ka menduar të gjitha pasojat që mund të sjellë një sulm ndaj Sirisë”, tha Mekdad.
Shtuar më 02/09/2013, ora 14:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori