Heroina e kapur në portin e Durrësit, zbulohet skema si e trafikonin, burg pronarit dhe shoferit të kamionit

Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka lënë në burg pronarin dhe shoferin e kamionit që u kapën mbrëmjen e së dielës në portin e Durrësit me 45 kg heroinë.

Pronari Arjan Cerma dhe shoferi Olgert Duda u lanë në burg pa afat, ndërsa është zbuluar skema si trafikohej droga.

Kamioni futej në skaner dhe kalonte i pastër. Sa kalonte pikat e kontrollit dhe para se te hipte në traget, shoferi bënte sikur i prishej koka kamionit. Koka e kamionit zëvendesohej me një tjetër e cila nuk kontrollohej më, dhe brenda kokës se kamionit vendosnin drogën./albeu.com


Shtuar 29.10.2021 09:58