Nuk mund t’i rezistojë ekipeve “big”, Milani piketon 3 zëvendësuesit e mundshëm të Leao-s

Rafael Leao është padyshim një nga lojtarët më të kërkuar te skuadra e Milan. Sulmuesi portugez po zhvillon ndeshje fantastike me “Rossonerët”, ndërsa ka zgjuar interesin e disa skuadrave si Chelsea, PSG, Bayern Munich apo Manchester City.

Megjithatë kuqezinjtë synon të blindoj me kontratë të re portugezin, edhe pse një gjë e tillë nuk duket aspak e lehtë duke marrë parasysh kërkesat për Leao.

Por përkundër se synimi është që të mbahet portugezi, Milan po shikon opsionet për zëvendësuesin e tij në rast të largimit.

Sipas “Gazzetta dello Sport” ka raportuar se kuqezinjtë kanë tre emra në listë për zëvendësimin e Leaos, ku dy nga ta janë nga Chelsea.

Hakim Ziyech dhe Christian Pulisic pëlqehen shumë nga trajneri Pioli, derisa në listë ndodhet edhe Noah Okafor i RB Salzburg.

Chelsea mbetet skuadra më e interesuar për Leaon dhe londinezët mund të ofrojnë njërin nga yjet e tyre si pjesë e marrëveshjes për portugezin.


Shtuar 1.10.2022 13:23