Macron: Franca do luftojë terrorizmin pa kompromis!
Pëlqej
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron paralajmeëroi se vendi i tij do të jetë “i pa kompromis” në luftën kundër “terroristëve islamikë” në Mali.

Këto komente ai i bëri nga qyteti Gao i Malit, ku qëndroi për vizitën e parë si president, jashtë kufijve të Evropës.

Duke folur përkrah presidentit të Malit, Ibrahim Boubacar Keita, Macron tha se do të vazhdojë të punojë për sigurinë e vazhdueshme në rajon dhe se do të përpiqet të forcojë bashkëpunimin me Gjermaninë në këtë synim.

"Gjermania është shumë e pranishme në operacionet mbështetëse", tha ai.

Franca, e cila ruan një ndikim të fortë në ish-kolonitë e saj, ka mbi 1,600 trupa në veri të Malit, që luftojnë ekstremistët atje. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2017, ora 20:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori