Macron dhe Putin në mbështetje të programit bërthamor iranian
Presidentët rus dhe ai francez, mbështetën sot marrëveshjen aktuale për programin bërthamor iranin, pavarësisht mosmarrëveshjeve.

Presidenti rus kërkoi një aplikim strikt, ndërkohë që presidenti francez kërkoi diskutime për një marrëveshje të re më të zgjeruar, 13 ditë nga vendimi amerikan.

Sipas Kremlinit, presidentët rus dhe francez u shprehën pro mbajtjes dhe aplikimit strikt të marrëveshjes së vitit 2015.

Elyseja theksoi se edhe pse Putin dhe Macron kanë rënë dakord për të ruajtur arritjet e marrëveshjes së vitit 2015, presidenti francez ka shprehur vullnetin që diskutimet të hapen, në bashkëpunim të ngushtë me Rusinë, anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, fuqitë europiane dhe rajonale, për kontrollin e aktivitetit bërthamor pas vitit 2025, programin balistik të Iranit si dhe situatën në Siri dhe Jemen.

Ky negocim për një marrëveshje të re më të gjerë është zgjidhja që Emmanuel Macron i propozoi javën e kaluar, Donald Trumpit gjatë vizitës së tij në Uashington. /albeu.com/
Shtuar më 30/04/2018, ora 19:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori