“E tmerron opozita e vërtetë”, Berisha: Ramës i dalin natën si hekura në duar firmat për inceneratorin e Elbasanit

Gjatë konferencës për shtyp ish kryeministri Sali Berisha ka folur për aferën e inceneratorëve duke hedhur sërish akuza ndaj qeverisë.

“Kam pasur bisedë me një ambasadorë në Vjenë të SHBA. Gjatë një dreke pas takimit që pati ai  me kryeministra të Shqipërisë me tha se kam pasur disa klientë miliarderë që kishin vjedhur. Problemi i tyre ishte se asnjëri prej tyre nuk donte që të vidhte më shumë. Kjo ndodh me këtë kryeministër dhe këta ministra. Ramës nuk i rrihet më në Shqipëri po në kurriz të taksapaguesve shqiptare me avion në dispozicion ecën dhe udhëton si gjëja më e pavlerë e Europës. PSE? Do ju lexoj vetëm një nga pse-të. Dhe kjo pse lidhet me aferën e djegave.  Me datën 11.11 2014 ministri i mjedisit Koka i drejtoi shkresë agjencisë së prokurimit publik lodhur me projektvendimin për dhënien me koncesion… të inceneratorit të Elbasanit. 6 ditë më vonë koka i drejton sërish një shkresë agjencisë së prokurimeve publike duke i kërkuar dhënie mendimi për projekt vendimin e sipër cituar. Një ditë më APP i kthen përgjigje Kokës.  Procedurën që kërkonte Koka me negocim pa shpallje të kontratës ligji shqiptar s’e njeh.

Don Agaçio bën dhurata me hektarë të gjeneralit mafioz i ka paraqitur qeverisë projektvendimin or miratimin e sigurimit të financimit të kontratës së inceneratorit të Elbasanit.  Ai ka shkelur ligjin. Pasoja është ky vendim që i del në gjumë. Firmat Ramës natën i duken si hekura herë në këmbë e herë me duar.

Çdo prangosje e Agaçit të çon automatikisht te padroni i tij Edvini. Kurrë një kryeministër, kurrë s’mund të firmoste për një kontratë dhe aferë të tij. Ju duhet ta dini se kaq i mbërthyer është Rama në këtë aferë saqë janë me mijëra qytetarë shqiptarë ish punonjës që kanë fituar gjyqe për rroga që i kanë fëmijët pa ushqim dhe që s’u jepte një qindarkë kur Zoto Gugallja paguhen qëllimisht nga thesari. Kjo është një aferë”.

Në përgjigje të thirrjeve të kryeministrit ndaj SPAK, ish kryeministri Berisha tha se Ramën e tmerron opozita e vërtetë që ka vendi sot.

“Shpërthimet e skandaleve kanë bërë që Rama të humbasë arsyen, ka probleme psiqike, i trembur. Vendi sot ka opozitë të vërtetë dhe kjo e tmerron Ramën. Opozita është në revolucion. Ne s’do pajtohemi kurrë me këtë plaçkitje të tmerrshme që do u bëhen shqiptarëve. Ne s’bëjmë presion te SPAK ne u drejtohemi qytetarëve. Ka shpikur ligjin e investitorëve strategjikë për të bërë ministrat investitorë strategjikë për t’u dhënë dhurata në prona publike. Dil përditë e mbaj fjalim për SPAK por je i pashpresë. Asgjë s’na ndalon pa i dalë zot interesit të shqiptarëve”, tha Berisha./albeu.com

 


Shtuar 11.05.2022 13:07