Macja që trashëgoi 200 milionë dollarë "bën" deklaratën e parë
Macja trashëgimtare e pasurisë së legjendës së modës, Karl Lagerfeld, ka “bërë” në llogarinë e saj në Instagram një deklaratë prekëse.

Choupette, me të cilën Lagerfeld kishte deklaruar se donte të martohej, mund të trashëgojë tashmë pasurinë 200 milionë dollarëshe të të zotit të saj të ndjerë.

Macja me sytë blu ishte dashuria e madhe e Karlit. Ai e merrte me vete kudo që shkonte me aeroplanin e tij privat dhe kujdesej që të mos i mungonin varëset me diamantë.

Me anë të një postimi, në faqen e Instagramit të Choupette-s shkruhej:

Faleminderit të gjithëve për fjalët tuaja dhe ngushëllimet… Me zemrën time të thyer jam duke vajtuar. Lutem që fjalët tuaja të mira të më ndihmojnë që të bëj të paundurën për të ecur si një grua e vetme pa [email protected]


Shtuar më 22/02/2019, ora 09:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori