Lunaçek i bën thirrje Serbisë të tërheqë fletarrestet e vjetra
Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunaçek, përshëndeti vendimin e gjykatës në Colmar për lirimin e Ramush Haradinajt.

Ajo gjithashtu i bëri thirrje BE-së të ndikojë që Serbia të tërheqë fletarrestet e vjetra si kusht për vazhdimin e dialogut në Bruksel.

"Ekzistenca e urdhër-arresteve të vjetra ndërkombëtare të dhëna nga ana e Serbisë në vitin 2004, e cila aktualisht nën ombrellën e BE-së bën dialog me Kosovën, është plotësisht e papranueshme", tha nënkryetarja e PE-së. /albeu.com/

Shtuar më 27/04/2017, ora 16:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori