Lumi i baltës merr makinën para, pamje të frikshme vijnë nga SHBA (VIDEO)
Pëlqej
Lumenj uji dhe balta pushtuan rrugët e një qyteze në Florida të SHBA duke shkaktuar 17 të vdekur, 100 shtëpi të shkatërruara dhe qindra të tjera të dëmtuara.

Ndërkohë që vala pushtonte rrugën, kamerat e sigurisë kanë kapur përpjekjet e një çifti me makina për t'i shpëtuar vdekjes, përcjell Albeu.com.

"Ishte një garë me lumin që po të rrëmben dhe jetën. E dashura po më kapte nga bluza duke më thënë që të ikim prej këtu"., shprehet Desionne Franklin.

Për fat të mirë ata kanë shpëtuar, por shumë të tjerë që u ndodhën në shtëpi apo makina patën tjetër fat. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2018, ora 14:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori