Rreth 100 rebelë dhe 31 ushtarë mbetën të vrarë në
luftimet në Luginën Tirah në veriperëndim të Pakistanit, njoftojnë zyrtarët në Islamabad. Sipas mediave, ushtria mori nën kontroll një pjesë të
rajonit, të marrë nga talebanët muajin e kaluar.
Gjatë javëve të fundit, me dhjetëra mijëra njerëz kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe ia kanë mbathur nga pushteti i talebanëve në rajonet fqinjë. /albeu.com/
Shtuar më 09/04/2013,
ora 16:45