Luftimet në lindje të Ukrainës, më saktë në
Donjeck janë bërë akoma dhe më të ashpra.
Një tjetër përplasje ushtarake me viktima ka minuar armëpushimin që ekziston mes ushtrisë ukrainase dhe separatistëve pro-rusë.
Predhat kanë rënë në një shkollë në
Donjeck, por për fat të mirë asnjë nga
viktimat nuk është fëmijë.
Gjashtë persona janë gjetur të djegur në një fugon, për shkak të sulmit të ushtrisë së Ukrainës, raporton Reuters.
Ndërsa, kanë mbetur të plagosur 9 persona, 7 prej të cilëve janë dërguar për në spital. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2014,
ora 11:12