Luftëtari më i madh i nazizmit në Greqi i del kundër Tsiprasit
Veterani i të majtës greke, Manolis Glezos, heroi i rezistencës kundër nazizmit në Greqi, në kuadër të zgjedhjeve të datës 20 shtator, ka dalë kundër Alexis Tsipras, duke iu bashkuar Unitetit Popullor të euroskeptikut Panajotis Lafazanis.

Lafazanis është ndër kundërshtarët më të mëdhenj t ëish-kryeministrit Tsipras.

“Manolis Glezos, i cili e vuri popullaritetin e tij në shërbim të ardhjes në pushtet të Tsiprasit dhe të SYRIZA-s në muajin janar, do të jetë në krye të partisë të Unitetit Popullor”, thekson zyra e shtypit e kësaj partie.

Kjo lëvizje është një goditje ndaj Tsiprasit, i cili i hapi rrugë zgjedhjeve me dhënien e dorëheqjes më 20 gusht, pas ndarjes së SYRIZA-s, shkaktuar nga Lafazanis. /Albeu.com/
Shtuar më 09/09/2015, ora 21:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori