Tre persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e sulmit të një
televizioni pro-qeveritar në
Siri. Sipas mediave ndërkombëtare
televizioni Ikhbariva në jug të Damaskut u hodh në erë redaksia e lajmeve vetëm pak orë pasi presidenti Bashar Al Assad deklaroi se Siria ndodhej në një gjendje të vërtetë
lufte dhe të gjithë politikat në të gjithë sektorët duhet të përqëndroheshin te fitorja.
Asad, po ashtu, hodhi poshtë thirrjet nga vendet perëndimore që të tërhiqet, duke thënë se perëndimi “merr dhe asnjëherë nuk jep dhe kjo është dëshmuar në secilën etapë”. /albeu.com/
Shtuar më 27/06/2012,
ora 13:46