Luftë mes trafikantëve në Meksikë
Reth 18 persona janë vrarë në një shkëmbim zjarri mes grupeve rivale në veri-lindje të Meksikës. Autoritetet qeveritare të shtetit të Tamaulipas kanë deklaruar se luftimet janë zhvilluar në qytetin e Abasolos, por nuk kanë dhënë detaje të tjera.

Thuhet se grupet e personave të armatosur kishin hipur në kamionë dhe kanë shkëmbyer zjarr me njëri-tjetrin në rrugët e qytetit.

Tamaulipas ka qenë në qendër të një lufte të ashpër mes kartelit të Gjirit dhe atij Los Zetas për kontrollin e trafikut të drogës.

Mediat meksikane raportojnë se qyteti i Abasolos vuan prej muajsh nga mungesa e drejtuesve të policisë.

Shkëmbimi i zjarrit u paralajmërua më parë në Twitter, ku persona të ndryshëm paralajmëronin qytetarët që të qendronin në shtëpi. /albeu.com/
Shtuar më 08/03/2011, ora 09:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori