Luftë e re në Lindjen e Mesme? Vjen kërcënimi me sulme (FOTO LAJM)
Ministri i Mbrojtjes së Izraelit Avigor Lieberman ka lëshuar një kërcënim serioz ndaj Libanit duke paralajmëruar një aksion ushtarak aty.

"Nuk ka për të ndodhur më ajo që ndodhi gjatë Luftes së Dytë me Libanin ku banorët e Bejrutit ngroheshin plazheve, kurse ata të Tel Avivit futeshin nëpër bunkerë. Tashmë edhe ata të Bejrutit do të duhet të futen në bunkerë"., tha Lieberman në një takim me studentë të Universitetit të Tel Avivit, përcjell Albeu.com.

Ndërkohë, edhe më parë Izraeli ka shprehur pakënaqësi në lidhje me ndërtimin sipas tyre të një fabrike të prodhimit të raketave nga Hezbullahu me ndihmën e Iranit në Liban.

"Në Lindjen e Mesme nuk kryen dot punë nëse nuk zbret për të luftuar në terren"., shtoi Lieberman duke kërcënuar në mënyrë të drejtpërdrejt për një luftë të re në këtë rajon. /albeu.com/
Shtuar më 31/01/2018, ora 16:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori