Luftanije, tanke, avionë, ja forca shkatërruese e tre gjigantëve të botës për vitin 2016 (FOTO LAJM)

Helikoptere Blackhawk të SHBA
Global Firepower Index (Indeksi Fuqisë Luftarake) përpilon listën e fuqive më të mëdha ushtarake në botë, bazuar në 50 faktorë.
E vetmja gjë që nuk përfshin ky indeks është numri i armëve bërthamore, për shkak se ajo armë zëvendëson shumë arme tjera me fuqinë e saj shkatërruese.

Indeksi për vitin 2016 përfshin 126 shtete. Shqipëria gjendet në vendin 90; Serbia – 83; Kroacia – 68; Bosnja dhe Hercegovina – 120; Greqia – 28; Turqia – 8… Kosova dhe Maqedonia nuk janë prëfshirë fare. Ndërsa, në tri vendet e para janë: SHBA-të, Rusia dhe Kina, transmeton Telegrafi.

SHBA-të

Fuqia ushtarake e Shteteve të Bashkuara ka indeksin 0.0897 (0.0000 do të thotë fuqia më e përsosura). SHBA-të kanë personel prej 1.4 milion ushtarëve aktivë dhe 1.1 milion në rezervë. Ata kanë 8,848 tanke, 41,062 automjete të blinduara luftarake, 1,934 armë (artileri) vetëlëvizës dhe 1,331 sisteme raketore.

SHBA ka forcën më të madh ajrore në botë, me 13,444 aeroplanë ushtarakë dhe 6,084 helikopterë.

SHBA ka marinën më të fuqishme në botë, e cila ka një total prej 415 anije, përfshirë 19 transportues avionëve dhe 75 nëndetëse.

Rusia

E dyta në indeks është Rusia, që ka 766,055 ushtarë aktivë, e 2,485,000 në rezervë. Rusët kanë më së shumti tanke, afro 15,398; 31,298 mjete të blinduara; 5,972 armë vetëlëvizëse; dhe 3,793 sisteme raketore. Ata kanë 3,547 aeroplanë dhe 1,237 helikopterë. Marina ruse ka 352 anije, nga të cilat 60 nëndetëse.

Kina

Kinezët kanë 2,335,000 ushtarë aktivë dhe 2,300,000 në rezervë. Ushtria e Kinës ka 9,150 tanke, 4,788 mjete të blinduara, 1,710 armë vetëlëvizëse dhe 1,770 sisteme raketore. Ata kanë 2,942 aeroplanë, 802 helikopterë. 714 anije (nga të cilat 68 nëndetëse).
Shtuar më 18/03/2017, ora 15:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori